Sigurimi i Cilësisë

SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" ka përgjegjësinë përpara shoqërisë shqiptare që të ofrojë një cilësi të lartë të mësimit, të kërkimit dhe të shërbimeve; të demonstrojë se po bën përpjekjet e mundshme më të mira për të përdorur me efektshmëri burimet dhe të garantojë se standardet shtetërore të cilësisë janë përmbushur.

Sigurimi i cilësisë shtrohet me theks të veçantë edhe për një sërë arsyesh të tjera, si: zhvillimi i SHLUJ UMB, kërkesat e reja të shoqërisë shqiptare, konkurrenca, evropianizimi, internacionalizimi i arsimit të lartë dhe objektivat e Procesit të Bolonjës.

Për të garantuar cilësinë, efektshmërinë e kërkuar dhe përmbushjen e standardeve, SHLUJ UMB ka miratuar dokumentin e politikës së vlerësimit dhe ka ngritur organizmat e sigurimit të brendshëm të cilësisë. Dokumenti i politikës së vlerësimit përmban kriteret e sigurimit të cilësisë, funksionet e organizmave të sigurimit të cilësisë dhe procedurat e vlerësimit të brendshëm.

Politikat e Vlerësimit të Brendshëm        Politikat e Vlerësimit të Brendshëm

Linqe të Rëndësishme

Kombëtare
- MASH    www.mash.gov.al
- APAAL    www.aaal.edu.al

Ndërkombëtare
- ENQA    www.enqa.eu
- EUA    www.eua.be
- European Student Association    www.esib.org
- Bologna Process    www.ehea.info

Na Kontaktoni:

bachelor.academic-quality@umb.edu.al
master.academic-quality@umb.edu.al
master.academic-quality.coord@umb.edu.al