MENU KRYESORE
Sigurimi i Cilësisë
Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë
Raporte të Vlerësimit të Brendshëm
Sigurimi i Jashtëm i Cilësisë dhe Akreditimi
Dokumente Zyrtare
Tregues të Cilësisë
Standarde të Cilësisë
Linqe të Rëndësishme
Sigurimi i Cilësisë Sot 23 maj, 06:57
SHLUP UMB ka përgjegjësinë përpara shoqërisë shqiptare që të ofrojë një cilësi të lartë të mësimit, të kërkimit dhe të shërbimeve; të demonstrojë se po bën përpjekjet e mundshme më të mira për të përdorur me efektshmëri burimet dhe të garantojë se standardet shtetërore të cilësisë janë përmbushur.

Sigurimi i cilësisë shtrohet me theks të veçantë edhe për një sërë arsyesh të tjera, si: zhvillimi i SHLUP UMB, kërkesat e reja të shoqërisë shqiptare, konkurrenca, evropianizimi, internacionalizimi i arsimit të lartë dhe objektivat e Procesit të Bolonjës.

Për të garantuar cilësinë, efektshmërinë e kërkuar dhe përmbushjen e standardeve, SHLUP UMB ka miratuar dokumentin e politikës së vlerësimit dhe ka ngritur organizmat e sigurimit të brendshëm të cilësisë. Dokumenti i politikës së vlerësimit përmban kriteret e sigurimit të cilësisë, funksionet e organizmave të sigurimit të cilësisë dhe procedurat e vlerësimit të brendshëm.