 |
|
|
Përveç forumeve, konferencave, fushatave, etj, ju do të kenë mundësinë të angazhoheni e të argëtoheni në shumë aktivitete kulturore të iniciuara tashmë që prej vitit akademik 2005/2006.
Këtu do të gjeni të pasqyruara të gjitha aktivitetet kulturore të organizuara në ose me mbështetjen e UMB si dhe lajmërimet për aktivitetet e ardhshme.
NRG Summer Tour 2006
Në datën 17 qershor 2006, në ambientet e hotel “Adriatik” në Durrës nisi rrugën udhëtimi maratonë i artistëve të “NRG Summer Tour” i bashkësponsorizuar nga Universiteti “Marin Barleti”. Qëllimi i këtij bashkësponsorizimi ishte t’i ofrohej të gjithë studentëve një hapësirë më shumë për të marrë pjesë në takime dhe evente sociale e kulturore. Ky aktivitet përkoi dhe me mbylljen e vitit shkollor 2005-2006 për studentët e të dy fakulteteve të universitetit “Marin Barleti”.
Shkurt 2006
Në vijim të organizimit të aktiviteteve kulturore e sportive, në Shkurt 2006, studentët e Fakultetit të Shkencave Humane të UMB u mblodhën në ambjentet e Hotel “Adriatik” në Durrës, ku u zhvilluan ndeshje tenisi dhe u perfeksionuan teknika shërbimi dhe performance, të udhëhequra nga një instruktor tenisi
2006 on fire
Me rastin e vitit të ri 2006, në ambjentet e Universitetit u organizua mbrëmja “2006 on fire” me të gjithë studentët e UMB. Përveç argëtimit dhe festimit, kjo mbrëmje kishte për qëllim edhe njohjen më të mirë të studentëve me njëri tjetrin dhe përfshirjen e tyre.
|
|
 Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.
|
|