Në Universitetin “Marin Barleti”, ju, si studentë të tij, nuk do të përfitoni vetëm një formim akademik të shkëlqyer. Për ne është shumë e rëndësishme që gjatë viteve të studimeve pranë nesh ju të mund të zhvilloheni duke marrë pjesë në organizma të ndryshme si Unioni Studentor, etj, në aktivitete të ndryshme sociale, kulturore dhe sportive, të ndiqni trajnime të ndryshme apo të shprehni mendimin tuaj nëpërmjet gazetës dhe faqes së internetit.
Qëllimi ynë është që ne fund të studimeve tuaja pranë UMB ju të keni formimin akademik dhe shoqëror të duhur për të vazhduar karrierën tuaj të mëtejshme.

Në këtë faqe ju do të gjeni të gjitha infomacionet e nevojshme në lidhje me jetën studentore. Do të gjeni informacion mbi aktivitetet e ndryshme sociale, si konferenca, seminare, debate etj ku ju do të mund të merrni pjesë jo vetëm si shikues por edhe si organizues; do të informoheni në kohë për të gjitha aktivitetet e ndryshme kulturore e sportive të cilat gjithnjë do të pasqyrojnë dëshirat dhe preferencat tuaja,
Gjithashtu, tek këndi i shkrimeve do të mund të lexoni shkrime të ndryshme të bëra nga ju vetë duke treguar kështu opinionet dhe idetë tuaja. Nëpërmjet portalit ëëë.medialb.com, ku do të keni hapësirën tuaj, ju mund të përdorni forumin online për të diskutuar çështje të ndryshme, për të shkëmbyer ide dhe për të gjetur informacione të vlefshme.


Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2008. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.