© Copyright 2018 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

APLIKATIV

Shluj “Universiteti Marin Barleti” është një mjedis fantastik për të studiuar! UMB është një vend që gumëzhin nga rinia plot energji, talenti, dhe dëshira për t’u zhvilluar dhe arritur sukses. Ka çdo ditë shumë projekte për t’u përfshirë, grupe pune për të ofruar ndihmë, aktivitete për të organizuar dhe marrë pjesë, ndeshje për të luajtur dhe ndjekur, apo festa për të organizuar dhe shijuar. Jeta studentore është e mbushur plot dhe mirëpret çdo vit Barletas të rinj për ti pasuruar këto eksperienca.

KARRIERË

Zyra e Karrierës në UMBu krijua si një laborator i qasjes dhe përmbushjes së kërkesave akademike të studentëve me ofertat e tregut të punës. Në fokus të saj është mbështetja e studentit gjatë periudhës së studimeve, orientimii tij drejt një karriere të suksesshme, si edhe promovimin e kandidaturave për punë në kompanitë, organizatat dhe shoqatat e ndryshme. Lidhjet e vazhdueshme, në aspektet teorike dhe praktike, midis auditoreve të Universitetit dhe tregut të punës, i japin të diplomuarëve tanë avantazh konkurues në treg.

PËRFSHIRJE

Shluj “Universiteti Marin Barleti” i kushton një rëndësi të veçantë angazhimit të stafit akademik dhe studentëve, në projekte të ndryshme kërkimore dhe aplikative. Konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare shkencore; konferenca studentore shkencore; konkurse në profile të ndryshme; gjygje të improvizuar; konkurse për sipërmarrjen rinore, etj, janë disa nga nismat që kërkojnë përfshirje studentore gjatë vitit akademik në UMB.

STUDENTI NË QENDËR

Një elitë e mirëfilltë përgatitet vetëm atëherë kur përkrah një mësimdhënieje cilësore, studentëve u serviret dhe u ofrohet një atmosferë mikpritëse për të shpalosur talentet dhe dëshirat e tyre në komunitet. Që prej themelimit të UMB dhe nën filozofinë tonë “studenti në qendër”, u krijua terreni dhe kushtet e duhura, “planeti” i studentëve nëpërmjet dy strukturave bazë: -Klubet Studentore -Unioni Studentor. Për më shumë informacion kontaktoni koordinatorin në adresën: studclub.coord@umb.edu.al

INFORMIM

Cilësia e shërbimeve studentore ofruar në Universitet është një ndër arsyet që na shtyn të zgjedhim ku dhe çfarë do të studiojmë! Shluj “Universiteti Marin Barleti” ofron një komunitet intelektualësh, kërkuesish shkencorë, frymëzimi, kreativiteti, sipërmarrjeje, mësimdhënieje dhe mësimnxënieje, që do të kenë një ndikim domethënës në jetën dhe në karrierën e çdo studenti. Ne na mban të lidhur kultura për të arritur ekselencën në çdo gjë që bëjmë.
 

NDËRKOMBËTARIZIM

Në UMBne koordinojmë aktivitetet lidhur me pjesëmarrjen dhe aktivizimin e studentëve në projektet kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat Universiteti është i përfshirë. Në kuadër të projekteve të ndryshme, si NEC – New European Citizens dhe projekti TELESEICT, Erasmus+, Programi EducationUSA, European Volunteer Service, etj, studentë e pedagogë të UMB-së kanë patur mundësinë të shkëmbejnë eksperienca dhe praktika të mira me kolegë të tyre në universitete të ndryshme evropiane dhe të marrin njohuri lidhur me tematika bashkëkohore.

SFIDË

Jo çdo gjë mësohet nëpërmjet librave! Angazhimi në aktivitete / konferenca / konkurse etj të ndryshme jashtëauditorit zhvillon nivelin e besimit në vetvete, aftësimin dhe bashkëpunimin. Përfshirja e studentëve në sfida të ndryshme aplikative është ajo ç’ka e bën studentin të përfshihet në sfida të ngjashme me ato të tregut të punës. Dhe, është pikërisht kjo eksperiencë që i bën studentët tanë më të kërkuar në tregun e punës.

SUKSES

Shluj “Universiteti Marin Barleti” mban marrëdhënie të forta me industritë në të cilat ai ofron programe mësimore. Fakultetet dhe Departamentet mësimore pranë UMB vazhdimisht integrojnë zhvillimet e tregut në kurrikulat e tyre, në mënyrë që të përgatisin një staf sa më profesional për tregun e punës vendas dhe atë të huaj. Cilësia në mësimdhënie, projekte shkencore, aktivitete, sport dhe konkurse, u jep mundësi studentëve tanë të punësohen në biznese dhe organizata të vogla dhe të mëdha, brenda dhe jashtë vendit.

Dëshmi - Geri Gruda

Gjatë vitit akademik 2016-2017, unë isha pjesë e programit Erasmus+, i cili më mundësoi të shkoja për studime për 6 muaj, në ...

Geri Gruda - Lexo Dëshmin
Dëshmi - Klodi Mustafa

Në periudhën Mars –Prill 2017, bashkë me një grup studentësh dhe pedagogë të Universitetit Marin Barleti, ishim pjesë e projektit TELESEICT, zhvilluar në ...

Klodi Mustafa - Lexo Dëshmin
Dëshmi - Xhulja Marku

Këto fjalë po i shkruaj me shumë emocion, pasi realisht eksperienca që dua të ndaj me ju si pjesë e programit Erasmus+, është një eksperiencë e papërshkrushme ...

Xhulja Marku - Lexo Dëshmin
Dëshmi - Elisabeta Derdi

Kam patur mundësinë e madhe të përfaqësoj UMB-në në në projektin e programit “Teleseict” që është zhvilluar në vitin 2017, në Turqi, ku kishte studentë nga ...

Elisabeta Derdi - Lexo Dëshmin
Dëshmi - Sara Shahini

SHLUJ Universiteti “Marin Barleti” na ofroi këtë mundësi të artë për të qenë pjesë e Erasmus+. Zhvillimi i mësimit këtu në Spanjë do të më vlejë mua për ...

Sara Shahini - Lexo Dëshmin
Regjistrohu ne newsletter