APLIKIMI PËR NË UNIVERSITETIN “MARIN BARLETI”
Aplikimi është procesi i shprehjes së interesit të studentit që ka mbaruar arsimin e mesëm për të vijuar studimet universitare në degën e përzgjedhur prej tij. Universiteti në bazë të mundësive si edhe kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon hapjen dhe numrin e studentëve në degë/minore. Për këtë arsye aplikimet për në universitet këshillohet të paraqiten sa më shpejt. Afati i mbylljes së aplikimeve është si më poshtë:
- Për semestrin e parë është 20 tetori.
- Për semestrin e dytë është 30 janari.
Aplikimet pas këtyre datave do të merren parasysh nëse ka vende të lira.
Universiteti “Marin Barleti” gjithashtu merr parasysh aplikantët të cilët nuk kanë marrë akoma rezultatet e provimeve të fundit. Ata do të pranohen në një bazë rezerve dhe duhet të sigurojnë që dokumentat e mbetura të kërkuara nga universiteti të paraqiten tek Zyra e Pranimeve para se të regjistrohen.
Për të aplikuar të interesuarit i duhet të plotësojë vetëm formularin e aplikimit që mund të merret pranë UMB-së ose të shkarkohet me poshtë.
Formular per Fakultetin e Ekonomise dhe Biznesit
Formular per Fakultetin e Shkencave Humane
Formular per ndjekje Moduli
Formular per ndjekje Minori
Formular per transferim ne UMB
Formular per transferim nga UMB
Aplikimi mund të bëhet:
- në mënyrë të drejtpërdrejt duke vizituar UMB-në dhe duke plotësuar formularin e aplikimit me ndihmën e Zyrës së Pranimit dhe Karrierës;
- nëpërmjet internetit duke shkarkuar formularin e aplikimit dhe duke dërguar formularin e plotësuar në adresën info@umb.edu.al.
- me anën e postës duke dërguar formularin e aplikimit me postë në adresën e UMB-së, për Zyrën e Pranimit dhe Karrierës.
- me anën e telefonimit në Zyrën e Pranimit dhe Karrierës, ku formulari i aplikimit do të plotësohet nga personat përgjegjës të kësaj zyre, mbështetur në të dhënat që do të jepni në bisedën telefonike.
- me faks, duke dërguar në Zyrën e Pranimit dhe Karrierës formularin e plotësuar më parë nga ju.
Aplikimi vlerësohet nga Zyra e Pranimit dhe Karrierës dhe ju kontaktoheni në bazë të të dhënave të formularit të aplikimit, për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqni për t’u pranuar si student i UMB-së. |