- Rekrutimi
- Si të aplikoni
- Karriera
- Na kontaktoni
- Te reja

Të diplomuarit në universitetin Marin Barleti janë më të preferuarit në tregun e punës sepse formimi universitar është integruar me thellimin e dijeve në minorët e përzgjedhur për një përshtatje më të mundshme me kërkesat e ekonomisë, biznesit, drejtësisë, sociologjisë, psikologjisë dhe shkencave politike. Për me tej, studentët e UMB-së kanë të përfshirë në të gjithë trajektoren e studimeve universitare gjuhën angleze deri në nivele të çertifikimit ESL (English Second Language) dhe ESP (English Special Purpose) shoqëruar kjo edhe specializime në gjuhët moderne të kohës.

Konsolidimi i dijeve, diplomë + minor, ju krijon mundësinë e zbatimit me lehtësi të teknikave dhe metodave bashkëkohore për hartimin dhe planifikimin e sipërmarrjeve, të informatizimit dhe drejtimit, të administrimit efikas, të shërbimeve financiare dhe kontabilizuese në përqasje me legjistacionin fiskal.

Partneriteti i universitetit Marin Barleti me administratën shtetërore, sistemin bankar dhe financiar, organizatat e biznesit, përfaqësues të organizatave të drejtimit të zhvillimit ekonomik dhe human, është shprehur në politikën e tërheqjes dhe inkurajimit të studenteve më të mirë që vijnë nga shkollat e mesme si edhe të studenteve që klasifikohen me arritje më të larta në universitetin Marin Barleti, me bursa të plota dhe të pjesshme, të shoqëruara shpesh edhe me kontrata punësimi pas mbarimit të studimeve universitare.

Studenti që kryen studimet në universitetin Marin Barleti, ka avantazhin që të ndjekë më shumë se një minor, kundrejt të njëjtës pagesë vjetore të studimeve. Politika e universitetit është të inkurajojë formimin sa më të plotë dhe me diversitet të studimeve në minore, duke synuar në krijimin e studentit që në mbarimin e studimeve universitare të prezantohet me një CV të pasur eksperiencë (minorësh), pra një konsulent i kualifikuar dhe i pa konkurueshëm në sipërmarrjet e mëdha, administratën shtetërore, institucionet të rëndësishme private dhe publike, në banka, në bursë, në tregun e sigurimeve, politikë, etj.

Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.