Që të aplikoni pranë UMB-se duhet të vërtetoni me dokument zyrtar përfundimin e shkollës së mesme të arsimit të përgjithshëm, ose të arsimit profesional ose që transferoheni nga një shkollë universitare, dega: biznes, financë, kontabilitet, ekonomi agrare, shkenca humane, etj. Bashkë me këtë të interesuarit duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë edhe një kopje të panoterizuar të pasaportës së tyre apo një certifikatë personale si dhe tarifën e regjistrimit porej 25 EU. Të gjitha këto duhen shoqëruar nga formulari i plotësuar i aplikimit.
Aplikimi është procesi i shprehjes së interesit të studentit që ka mbaruar arsimin e mesëm për të vijuar studimet universitare në degën e përzgjedhur prej tij. Universiteti në bazë të mundësive si edhe kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon hapjen dhe numrin e studentëve në degë/minore. Për këtë arsye aplikimet për në universitet këshillohet të paraqiten sa më shpejt. Afati i mbylljes së aplikimeve është si më poshtë:
- Për semestrin e parë është 20 tetori.
- Për semestrin e dytë është 30 janari.
Aplikimet pas këtyre datave do të merren parasysh nëse ka vende të lira.
Universiteti “Marin Barleti” gjithashtu merr parasysh aplikantët të cilët nuk kanë marrë akoma rezultatet e provimeve të fundit. Ata do të pranohen në një bazë rezerve dhe duhet të sigurojnë që dokumentat e mbetura të kërkuara nga universiteti të paraqiten tek Zyra e Pranimeve para se të regjistrohen.
Per informacion te metejshem klikoni ketu
|