- Tarifat dhe pagesa
   të tjera
- Bursa studimi
- Ndihmë financiare
- Kreditimi
- Kosto jetese
- Akomodimi
- Na kontaktoni
- Te reja

Ndihmë financiare dhe punësim për studentët

UMB është i përkushtuar që të japë mbështetje financiare për studentët që demonstrojnë një nevojë të tillë. Studentët përfitojnë nëpërmjet grantit ose punësimit të pjesshëm. Mbështetja financiare përcaktohet nga nevoja financiare, e llogaritur si diferencë midis kostos së ndjekjes së studimeve në UMB dhe kuotës që studenti ose familja e tij mund të kontribojnë në këtë kosto.

Për të përfituar nga ky program studenti duhet të jetë i regjistruar me kohë të plotë në një nga degët e UMB-së dhe t’i ruajë rezultate e tij të larta. Për të aplikuar për mbështetjen financiare studenti duhet të plotësojë formularin e aplikimin përkatës, i cili merret pranë sekretarisë mësimore ose zyrës për çështje financiare dhe ta dorëzojë atë së bashku me dokumentat mbështetëse.

Përzgjedhja bëhet nga një komision i posaçëm dhe pas një interviste me studentin ose prindin. Ky proces përsëritet çdo vit në mënyrë që të merren parasysh ndryshimet në tarifat ose në gjendjen financiare të familjes.



Një ndihmë e kufizuar financiare parashikohet edhe për sezonin e verës (nëse këtë e lejon buxheti). Aplikanti përfitues i ndihmës financiare duhet të kenë notën mesatare jo më të vogël se 8.5.

Në mënyrë që studentët në nevojë të mund të asistohen financiarisht, ky program ofron gjithashtu mundësi punësimi në kampus ose pranë sipërmarrjeve të Grupit “Dudaj”. Kjo u siguron studentëve edhe një përvojë pune dhe rritje profesionale.

Për më shumë informacion mbi këtë program asistoheni nga zyra për çështjet financiare të studentëve.



Një pjesë e programit të ndihmës financiare bëhet efektive nëpërmjet punësimit të studentëve brenda kampusit. Punësimi i ndihmon ata nga ana financiare, i pajis me përvojë arsimore dhe i ndihmon të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Detaje lidhur me këtë mundësi punësimi, vendet e punës, pagesën dhe aplikimin gjenden në këtë faqe interneti si dhe në buletin që publikon zyra për çështjet financiare të studentëve. Po kështu, kjo zyrë përcakton se kush dhe ku do të punësohet si dhe bën mbikqyrjen e procesit.  

Si mund të përfitojë studenti nga programi i bursave dhe ndihmës financiare?
Kush e gëzon të drejtën për të përfituar?

Të drejtën për të aplikuar dhe përfituar nga ky program e gëzojnë studentët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • ndjekin studimet në UMB me kohë të plotë 
  • kanë notën mesatare mbi 8.0
  • vërtetojnë nevojë financiare


Komiteti i ndihmës financiare të universitetit jep çmime dhe përcakton studentët fitues për semestrin e vjeshtës dhe të pranverës. Studenti që ka aplikuar në fillim të vitit akademik mund të marrë ndihmë financiare ose të punësohet për gjithë vitin akademik. Studenti që ka aplikuar në semestrin e pranverës mund të përfitojë ndihmë financiare ose të punësohet vetëm për një semestër.



Granti financiar apo punësimi përcaktohet sipas rastit, në varësi të burimeve financiare të studentit ose të familjes së tij dhe në përputhje me buxhetin e universitetit. Nevoja financiare përcaktohet si diferencë midis kostos totale të ndjekjes së UMB-së dhe kuotës që studenti apo familja e tij mund të kontribuojnë në këtë kosto. Ndihma përfshin si grantet ashtu edhe punësimin me kohë të pjesshme.

UMB-ja do të vazhdojë të sigurojë ndihmë financiare ose mundësi punësimi në vazhdimësi për studentët që mbeten në rrethana nga ku u lind e drejta e këtij përfitimi, pra që vazhdojnë të jenë në nevojë financiare. Sasia dhe lloji i ndihmës janë objekt i rishikimi vjetor. Ato pasqyrojnë ndryshimet që ndodhin në tarifat dhe në burimet financiare të studentit dhe familjes së tij. Normalisht, studentët kanë përgjegjësinë për të bërë të njohur ndryshimet në statusin e tyre financair dhe atë të të familjes së tyre.

Një çmim i përfituar nga studenti mund të rritet, ulet, apo të mbetet i njëjtë nga viti në vit, në varësi të kostos së shkollimit, të ardhurave financiare të studentit dhe të familjes së tij dhe të buxhetit të UMB-së.

Studentët që dëshirojnë të aplikojnë për ndihmë financiare ose për punësim duhet të plotësojnë formularin përkatës dhe ta shoqërojnë atë me dokumentacionin përkatës dhe ta paraqesin pranë kancelarit të universitetit në datat e mëposhtme:




Universiteti 'MARIN BARLETI' © 2005 - 2009. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.