Kreditimi
Kreditimi për studentët është një alternativë shumë efektive, kur kursimet e tyre dhe bursat nuk e mbulojnë dot koston e studimeve.
Një pjesë e mirë e bankave që operojnë në Shqipëri ofrojnë kredi me terma preferencialë për studentët që kanë vendosur të ndjekin studimet në një universitet privat dhe për prindërit që kanë vendosur që fëmijët t’i arsimojnë në një universitet të tillë. Të gjithë ata që janë të interesuar për një kredi të tilla duhet të kontaktojnë individualisht me degën më të afërt të këtyre bankave.
Për të lehtësuar këtë procedurë dhe për të rritur aksesin e studentëve në kredimarrje, Universiteti “Marin Barleti” ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Kombëtare Tregtare, e cila aplikon normë interesi 1% më të ulët sesa norma mbizotëruese në treg vetëm për studentët e universitetit “Marin Barleti”. Për më shumë informacion për këtë kredi drejtohuni zyrës së këshillimit dhe karrierës pranë UMB-së ose pranë Bankës Kombëtare Tregtare. |