|
|
Kosto jetese
Tirana, qyteti në të cilin ndodhet Universiteti “Marin Barleti” është ndoshta qyteti më i shtrenjtë në Shqipëri. Megjithatë, në Tiranë ka zgjedhje dhe zgjidhje për të gjithë. Për studentët që vijnë nga qytetet e tjera, me mbështetjen e zyrës për cështje studentore, bëhet e mundur gjetja e apartamenteve me qera me cmime të arsyeshme. Tarifat variojnë nga 10.000 – 20.000 lekë për person në varësi nga vendodhja dhe nëse këto apartamente ndahen midis dy apo tre studentëve.
Shpenzimet e tjera, ushqim, komunikim dhe transport sipas INSTAT, llogariten të jenë 17.000 deri në 20.000 për person. Mesatarisht, për një student llogaritet një kosto mujore prej 30.000 lekë.
Për periudhën e plotë të studimeve, kosto e jetesës shkon 270.000 – 300.000 lekë. |