Tarifat dhe pagesa të tjera
Për t’u rregjistruar pranë Universitetit “Marin Barleti” në vitin akademik 2008 – 2009, në kurset verore 2008, në kurset e profilizuara dhe në minorët e ndryshëm, aplikohen tarifa dhe pagesa të veçanta të detyrueshme për të gjithë, sipas një plani të miratuar nga Bordi i Universitetit.
Tarifa e aplikimit në Universitetin “Marin Barleti” është 25 Euro. Pagesa bëhet pranë sekretarisë mësimore. Tarifat e studimit për vitin akademik 2008 – 2009 shpallen brenda muajit prill 2008. Tarifat mbeten të pandryshuara gjatë vitit akademik, por ato mund të ndryshojnë nga njëri vit në tjetrin. Të gjitha ndryshimet njoftohen nëpërmjet kësaj faqeje të internetit si dhe përmes mjeteve të tjera të informimit.
Studentëve më të mirë, bazuar në rezultatet e tyre akademike, u akordohen tarifa të reduktuara. Këta studentë mund të përfitojnë tarifa të reduktuara për sa kohë që arrijnë rezultate të larta. Studentët e vitit të parë që kanë përfituar tarifa të reduktuara, duhet t’i ruajnë rezultatet e larta gjatë gjithë vitit të parë, në mënyrë që të kenë mundësi të përfitojnë tarifa të reduktuara në vitin pasardhës. Pra, përfitimi i një burse në një vit të caktuar akademik, nuk është garanci për vazhdimin e saj në vitet e tjera.
Po ashtu, studentët mund të përfitojnë bursa për merita kulturore ose sportive. Këto bursa jepen në fillim të çdo viti dhe kanë kohëzgjatje njëvjeçare. Bursat mund të përsëriten edhe në vitet pasardhëse, nëse studenti përfaqësohet në mënyrë të suksesshme në aktivitete apo kampionate me karakter kombëtar.
Tarifa që paguan studenti mbulon vitin akademik, dmth. 2 semestra ose 60 kredite. Në rast se studenti dëshiron të ndjekë kurse të tjera, apo të marrë kredite suplementare, atëherë ai duhet të bëjë pagesat përkatëse.
Studenti nuk lejohet të hyjë në provim dhe as të kalojë në semestrin pasardhës dhe atij nuk mund t’i lëshohet çertifikatë akademike, nëse ai nuk ka shlyer detyrimet financiare sipas afateve të përcaktuara, ose ka detyrime të tjera kundrejt administratës së universitetit.
Tarifat e studimit fillojnë nga 2000 €, në varësi të mesatares.
* në rast të pagesës së menjëhershme aplikohet një zbritje prej 5% nga tarifa totale.
|