|
|
Për të marrë një vendim sa më të mirë informuar, UMB ju ofron një sërë mundësish për tu njohur paraprakisht me elementet e financimit të studimeve, programeve njohese me universitetin, aktiviteteve, diteve të hapura, ambjentet, infrastrukturën, stafin akademik e atë administrativ, studentët aktualë etj. Të gjitha këto të organizuara nga zyrat përkatese të UMB-së: Zyrës së rekrutimit dhe Zyrës së pranimit me të cilat mund të kontaktoni që në fillim të vitit të fundit të studimeve tuaja të mesme. Po kështu mund të njiheni paraprakisht me mënyrat dhe kushtet e financimit te studimeve në UMB, mundësitë qe iu ofron UMB për të vendosur mbi karrierën tuaj të ardhëshme etj.
|