 |
|
 |
| Biblioteka |
Sot 23 shkurt, 02:59 |
|
|
Kontakt:
Linda Bubësi
biblioteka@umb.edu.al
Orari punës:
Nga e Hëna në të premte 08.30 - 16.00 |
Biblioteka e UMB ka një kapacitet prej 40 vendesh. Në bibliotekë mund të gjeni mjaft botime nga të cilat libra në funksion të fushave apo lëndëve që studiohen në UMB si fjalorë gjuhësorë, enciklopedikë etj., gazeta dhe periodikë të tjerë, materiale në formë elektronike (CD rom).
Biblioteka e UMB-së është jo vetëm një koleksion librash dhe periodikësh. Në ambientet e saj çdo student apo pedagog ka mundësi të ketë një post leximi dhe në çdo moment punonjësja e bibliotekës mund t'ju shkurtojë kohën e kërkimit të librit apo çdo botimi tjetër për të cilin jeni të interesuar.
Prioritet i punës është pasurimi i fondeve me hyrje të reja për plotësimin e kërkesave të studentëve dhe stafit akademik ne realizimin e procesit mësimor. Një nga burimet për pasurimin e fondit është botuesi më i madh në fushën e arsimit, Pearson Education.
Biblioteka përmban gjithsej 2100 njësi bibliografike, të ndara sipas fakulteteve Ekonomik, Juridik, Shkenca politike. Të tjerat janë: gjuhësi, letërsi, fe, biografi, histori etj. Të gjitha materialet janë të përpunuara sipas standardeve ndërkombëtare të përpunimit bibliotekar si : ISBD (International Standard of Bibliographic Description) dhe ACR2 (American Cataloguing Rules 2). Vendosja në rafte bëhet sipas degëve të shkencës.
Biblioteka është e automatizuar. Materialet regjistrohen në një program që operon në intranet, por që mund të kalohet edhe në internet, duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit edhe me biblioteka të tjera të vendit e jashtë tij. Duke qenë se përpunimi bëhet sipas rregullave ndërkombëtare, konvertimi i të dhënave në të ardhmen në një program më të avancuar është plotësisht i mundur. Nga çdo kompjuter i lidhur në rrjet studentët dhe stafi i UMB mund të shfrytëzojë katalogun online OPAC (Online Public Access Catalog) për të marrë informacion rreth fondeve të bibliotekës. Kërkimi i materialeve mund të bëhet sipas titullit, sipas autorit dhe sipas lëndës. |
|
 |