Ditën e sotme me datë 5 Nëntor 2019, në #UB u zhvillua aktiviteti me temë: “Pikark, destinacioni i duhur për çdo ambjent të bukur” nga Ark. Nesila Hajdini nën kujdesin e Ped. Anjeza Llubani. Pikark është një platformë e realizuar, me punime të ndryshme në fushën e arkitekturës dhe dizajnit dhe është pikërisht ajo që i mungonte tregut shqiptar, theksoi Ark. Hajdini.
Ngjyra, hapësirë, kombinime, stil, e thënë ndryshe një art i personalizuar është ajo çfarë ju ofron platforma Pikark. Ark. Hajdini theksoi se; Për të lehtësuar punën kërkimore, vendosem të sillnim Pikark, si nje urë lidhëse midis projektimit dhe realizimit të projekteve.
Duke qënë profesionistë në fushën e arkitekturës, prej kohësh kishim vënë re mungesën e informacionit të përmbledhur në lidhje me projektet, profesionistët, materialet e produkteve që operojnë në tregun tonë.
Aktiviteti u shoqërua me pjesëmarrje aktive të studentëve, të cilët shprehën vlerësime për tematikën dhe u njohën më nga afër me platformën e cila do shërbejë si influencim për projektet e tyre.