Sot, më datë 11.10.2019, në ambientet e Nehemia Gateway University, u mbajt konferenca e dytë studentore me temë: "Problemet, Sfidat dhe Risitë mbi zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në Shqipëri".
Në këtë konferencë studentore, Universiteti "Barleti" u përfaqësua nga studentet e Shkencave Politike, të vitit të dytë, Marjana Koçeku dhe Mine Bruçi. Studentja Marjana Koçeku referoi punimin me temë: "Demokracia dhe procesi demokratik", ndërsa studentja Mine Bruci, referoi temën "Rinia si Gjenerator Demokracie".
Studentet u përgatitën për punimet e tyre nga pedagogët: Dr. Shpëtim Cami, Dr. Erion Kristo dhe Drnt. Eurona Leka.