Barleti Volley e nis me fitore ndeshjen e parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra.
Më 5 tetor 2019, u zhvillua ndeshja hapëse e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra Barleti Volley kundër Teutës, e cila përfundoi 3-1 për ekipin e Barletit. Ndeshja e parë e kampionatit përcolli mjaft emocione. Vajzat e Barletit kanë treguar potencialet e tyre që në fillimin e setit të parë, ku kryesuan 1-0, avantazh që u pasua njësoj suksesshëm edhe në setet e tjera dhe veçanërisht në setin final, 3-1. Gjatë ndeshjes së parë spikatën me eksperiencën e tyre, Enkeleda Braho dhe Amarilda Prenga.
Në këtë sezon do të marrin pjesë 8 skuadra, që konkretisht janë: Barleti Volley, Partizani, Skënderbeu, Vllaznia, Tirana, Apollonia, Mirdita dhe Teuta.
I urojmë suksese vajzave tona në ndeshjet e metejshme!