U zhvillua më 30.09.2019 provimi i diplomës për studentët e programit Master Profesional në Administrim Biznes në profilet: "Lidership dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore" dhe "Marketing dhe Menaxhim i Operacioneve".
18 studentë mbyllën me sukses një cikël akademik duke iu bashkuar kështu rrjetit Alumni të UB-së. I përgëzojmë të gjithë për seriozitetin në auditoret tona dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre profesionale.