Më 29 Maj 2019, u zhvillua në mjediset e UB biseda me temë: Nominee - European Union Prize for Contemporary Architecture Mies Van der Rohe Award referuar nga Ark. Artan Raca.
Arkitekti prezantoi dhe analizoi veprat e tij, duke shprehur rëndësinë e kontekstit urban, marrëdhënien ndërmjet arkitektit dhe investitorit dhe vështirësitë gjatë zbatimit.
Dy prej veprave të tij më të spikatura "Yellow Palace" dhe “Attico” janë nominuar, për European Union Prize for Contemporary Architecture - Mies van der Rohe Award.
Studentë të arkitekturës në UB e ndoqën me kureshtje aktivitetin dhe ishin mjaft aktiv me pyetje e komente.