Sot në mjediset e Universitetit Barleti kishim kënaqësinë të kishim një eksperte në tregjet ndërkombëtare për ekosistemin e startup-eve, Znj. Nina Sharma.
Znj. Sharma, në një bisedë mjaft të hapur përcolli te studentët, sipërmarrësit e rinj dhe anëtarë të ndryshëm të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri, eksperiencën e saj si menaxhere e programit Project X-ITE në Universitetin Denver në Colorado, por edhe si mentore e sipërmarrëse në startup-e të ndryshme.
Pyetjet e shumta e drejtuan diskutimin tek sfidat që Unviersitetet dhe studentët hasin në tregun shqiptar. Znj. Sharma ndau eksperiencat e saj në tregun Amerikan, të cilat ishin të ngjashme me sfidat tona. Përpos të gjithave ajo u bëri thirrje të rinjve të mos heqin dorë nga ëndërrat e tyre dhe nga të provuarit. Si edhe, u bëri thirrje anëtarëve të ekosistemit të mos nënvleftësojnë rolet e inkubatorëve dhe akseleratorëve, si edhe rolin e universitetit në vendosjen e marrëdhënieve me elementët e tjerë të ekosistemit të sipërmarrjes.