Sot në datë 22 maj 2019, në mjediset e "Universiteti Barleti" u zhvillua një takim mes studentëve dhe pedagogëve dhe deputetes dhe ish ministres Eglantina Gjermeni. Tema e takimit u qendërzua te barazia gjinore, sidomos te pjesëmarrja e gruas në politikë.
Zonja Gjermeni sqaroi çështjen themelore nëse pjesëmarrja e gruas në politikë është meritë apo preferencë.
Interesi i studentëve ishte i lartë. Kjo u duk jo vetëm të pjesëmarrja, por dhe te pyetjet dhe bashkëbisedimi i ngrohtë që u zhvillua. Zonja Gjermeni i ftoi studentët të bëhen aktivë në politikë dhe shoqëri, sidomos vajzat.