Më 21 Maj, në "Universiteti Barleti" u zhvillua një takim mes studentëve të universitetit dhe përfaqësuesëve të Raiffeisen Bank dhe Business Magazine Albania, për prezantimin e sfidës Elevator Lab, e cila fton të rinjtë që kanë nisur start up-et në fushën e FinTech, gjatë kohës së studimeve të tyre.
Në të njëjtën kohë, Raiffesien Bank prezantoi #KeyAcademy, një mundësi e re trajnimi dhe përgatitje e studentëve për tregun e punës.