Në datën 26 Prill studentët e shkencave politike të vitit të dytë, në Universitetin Barleti organizuan një open course mbi emigrimin qarkullues. Ata diskutuan mbi fenomenin e emgrimit, duke e analizuar atë, jo si një fenomen negativ, por si një investiment afatgjatë për vendin e origjinës, vendin pritës dhe vetë emigrantin.
Studentët trajtuan me detaje studimore emigracionin shqiptar ne të gjithe panoramen e emigracionit ndërkombëtar, shkaqet dhe pasoja e flukeseve migratore, si dhe analizuan profilin e emigrantit shqipëtar.
Studentët pohuan që, në nivel mikroekonomik, këto të ardhura përfaqësojnë mekanizmin më të rëndësishëm për të zvogëluar varfërinë në vend dhe për të rritur të ardhurat e familjeve shqiptare.
Në nivel makroekonomik, janë një element shumë i rëndësishëm që ndikojnë pozitivisht në stabilitetin socio-ekonomik të vendit dhe përfaqësojnë një shumë të konsiderueshme të kapitalit të jashtëm që hyn në Shqipëri, i cili ndikon te rritja e kursimeve dhe te rritja e investimeve.
Barleti Hub do të vazhdojë të angazhojë studentët ne aktivitete te tilla qe promovojnë inovacionin, kreativitetin dhe sipërmarrjen.