Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë akademike dhe kërkimore, Instituti Adriapol fton individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar me kohë të plotë si Drejtor/e i/e Institutit Adriapol - për zhvillim inteligjent dhe kreativ.
Instituti në katër përmasa zhvillon aktivitetin e tij në tre nivele të qeverisjes, politikëbërjes, tendencave ndërkombëtare, etj., dhe ka në fokus aspekte të ndryshme industriale, ekonomike, kulturore sociale etj, si dhe në grupe të ndryshme të palëve të interesuara, bashkëpunëtorë e profesioniste të ndryshëm, duke përdorur format krijuese të veprimit, nismave, grupimeve (clusters), organizimeve të ndryshme dhe infrastrukturës etj.
Roli i pozicionit:
Drejtori i Institutitraporton te Bordi përkatës dhe kryen në përgjithësi shumë funksione ku midis të tjerave spikasin:
Menaxhimi efektiv i programeve sipas standardeve të organizatës.Planifikimi dhe koordinimi programor ne aktiviteteve të ndryshme, Sigurimi i zbatimit të projekteve sipas parashikimeve dhe në përputhje me buxhetet, Zbaton disiplinën e buxhetit e ndjek aspektet administrative të punës me programet dhe projektet, Informon dhe mbështet bordin dhe drejtorin e tijnë përgatitjen e strategjisë dhe politikave
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
Të interesuarit duhet të kenë:
• Ekspertizë në fushat e ; Turizem - Rekreacion / Menaxhim Biznesi / Marketim Dixhital / Industri Kreative - Kulture - Art, etj prej më shumë se 5 vitesh, përparësi përvoja dhe në mësimdhënie;
• Përvojë pune në organizata të shoqërisë civile e organizata te ndryshme në identifikim, shkrim dhe menaxhim projektesh;
• Të paktën gradën shkencore Master, preferohen kandidatët me gradën PhD (Dr) të fituar në vendet e BE-së apo vende të tjera të OECD-së;
• Stil drejtimi transparent dhe nivel të lartë të integritetit
• Aftësi dhe dëshirë për punë në ekip;
• Aftësi të forta, praktike dhe të provuara në menaxhim duke përfshirë përgatitjen e buxhetit, analizën, vendimmarrjen dhe raportimin
• Aftësi të forta organizative duke përfshirë planifikimin, delegimin, zhvillimin e programit dhe lehtësimin e detyrës
• Aftësi për të përcjellë një vizion të së ardhmes strategjike të institutit Adriapol tek stafi, bordi, vullnetarët dhe donatorët
• Aftësi menaxheriale, organizimi dhe realizimi ne afate;
• Aftësi komunikimi dhe marrëdhëniesh publike;
Dokumentet e nevojshme për konkurim:
• Curriculum Vitae
• Diplomë të studimeve universitare dhe pasuniversitare (dëshmi ekuivalentimi nga MAS për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit)
• Listat përkatëse të notave
• Dëshmi të gjuhës së huaj (angleze) ose dokument tjetër që vërteton zotërimin e gjuhës përkatëse.
• Listë botimesh/projektesh
• Fotokopje e Librezës së punës ose ndonjë dokument që vërteton përvojën në punë.
Proçedura e aplikimit:
Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi dërgohet pranëZyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në adresën postare ose atë elektronike:“Universiteti Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore), Rruga e Kosovarëve, nr. 37, Tiranë; email: [email protected].
Afati i aplikimit: 30 / 04 / 2019
Për vazhdimin e proçedurës, njoftohen vetëm personat që në proçesin e përzgjedhjes, përfshihen në listën e shkurtër.