Instituti Edukimit Barleti zhilloi më 6 shkurt 2019 trajnimin e rradhës, me rreth 20 mësues të shkollës jopublike "Elite".
Trajnimi u zhvillua për modulin "Planifikimi vjetor,planifikimi tremujor i lëndës", me kërkesë të lartë nga mësuesit.
Alfons Harizaj, trajneri i këtij moduli, prezantoi me pjesëmarrësit çështje të planifikimit vjetor dhe tremujor të lëndës sipas kurrikulës në zbatim, si edhe paraqiti evidenca të zbatimit të tij në shkolla.
Pjesmarrësit kishin interes të veçantë për plotësimin e dokumentacionit në lidhje me planifikimin e lëndës dhe vlerësimin formues e përmbledhës të nxënësit. Pjesëmarrësit, mësues nga të gjitha lëndët, shkëmbyen eksperienca të ndryshme mes tyre për formatet më të mira të planifikimit.
Trajneri iu përgjegj interesit të tyre edhe për vlerësimin përmbledhës, me anë të testit si pjesë e planifikimit vjetor dhe tremujor të lëndës .
IEB, do të vijojë trajnimet në të gjithë shkollat ku stafi mësimor dhe mbështetës do të ketë nevojë!