Universiteti Barleti, nëpërmjet Institutit Shqiptar për Çështjet Publike, është partner në projektin TELESEICT - Teaching and Learning in Special Education with Information and Communication Technologies, i mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+ (projekti numër 2016-1-PT01-KA203-022950).
Qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për nevojën e trajnimit të mësuesve lidhur me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Për këtë qëllim, 11 institucione të arsimit të lartë nga 10 shtete të ndryshme po punojnë sëbashku për ti dhënë këtij projekti një dimension mbarë evropian.
Në kuadër të këtij projekti, në datën 20 shkurt 2019, përfaqësues të Universitetit Barleti dhe të disa organizatave bashkëpunëtore nga Shqipëria, morën pjesë në Simpoziumin e organizuar nga Universiteti i Szeged në Hungari, event i cili kishte si qëllim parësor prezantimin e rezultateve kryesore të projektit për një publik më të gjerë, sidomos për përfituesit e drejtpërdrejtë si mësues, organizata të specializuara, prindër dhe studentë të mësuesisë.