Më 17 janar 2018, Instituti Edukimit Barleti zhvilloi me sukses një seancë trajnimi me mësues të shkollave "Rogacionistët", "Atë Shtjefen Gjecovi" dhe gjimnazit "Hydajet Lezha".
Mësuesit e konsideruan si një seancë mjaft aktive dhe të vlefshme trajnimin me temë "Formatet e orës mësimore dhe detyrat e shtëpisë".
Gjatë trajnimit nuk munguan bashkëbisedimet, rastet praktike, ndarjet e përvojave dhe rrjetëzimi mes të pranishmëve.