Më datë 17 Janar 2019, në mjediset e Universitetit Barleti u zhvillua aktiviteti i radhës Barleti Hub me temë: Social Media Marketing & Search Engine Marketing (SMM & SEM).
Ky workshop u mbajt nga Amir Esmaeilakhtar, pedagog në fushën IT dhe eksepert i sipërmarrjes në vendin tonë, dhe u përqendrua në metodat, teknikat dhe mënyrat e hartimit dhe aplikimit te një fushate marketingu dixhital.
Përpos njohurive të reja për auditorin, në workshop u trajtua edhe një analizë krahasimore midisi mediave tradicionale dhe ato dixhitale në vendin tonë dhe përfitimet e të zhvilluarit fushata marketingu dixhitale.
Tematika e javës u mirëprit me mjaft interes nga audienca, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive me pyetje e diskutime.
Barleti Hub organizon çdo javë aktivitete zhvilluese për studentët e Universitetit dhe jo vetëm, ndaj hyrja është e lirë për këdo që ka pasion sipërmarrjen start up, marketingun dhe ICT.