Më datë 20 dhjetor 2018, në mjediset e Universitetit Barleti u zhvillua aktiviteti i dytë i Barleti Hub. Ky workshop u mbajt nga Amir Esmaeilakhtar, pedagog dhe ekseprt i sipërmarrjes në vendin tonë dhe ishte i hapur jo vetëm për studentët e Universitetit, por edhe për nxënësit e shkollave të mesme, studentë të tjerë apo të apasionuar ndaj tregëtisë online në Shqipëri.
Tematika e përzgjedhur u mirëprit me mjaft interes nga audienca, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive me pyetje e komente.