Më datë 14 Dhjetor 2018, ora 09:30 në mjediset e Pallatit të Kulturës, Zyra Kombëtare Erasmus+ në përputhje me planifikimin e bërë nga Agjencia e Programit Erasmus+ në Bruksel, EACEA, zhvilloi një vizitën monitoruese me temë: “Sigurimi i Cilësisënë IAL-të Shqiptare”, për të monitoruar zbatimin dhe impaktin e projekteve Tempus /Erasmus+ prej vitit 2011 dhe në vazhdim, ku “Universiteti Barleti”, ka qenë/është partner.
Qëllimi i kësaj vizite monitoruese përfshiu:
- Vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe impaktit të projekteve Tempus/Erasmus+ të zbatuara në këtë fushë;
- Evidentimin e faktorëve kryesorë (gjatë dhe pas zbatimit të projektit) që kanë ndikim në qëndrueshmërinë e rezultateve të tij;
- Dhënien e rekomandimeve për qëndrueshmërinë e mëtejshme të projektit;
“Universiteti Barleti”, u përfaqësua nga pedagoget Drnt. Eurona Leka dhe Dr. Migena Kapllanaj. Drnt. Eurona Leka, në cilësinë e Koordinatores s ë Projektit Erasmus+ QainAL, mbajti prezantimin mbi gjetjet, rezultatet dhe impaktin e këtij projekti për institucionin tonë.