Një takim sa profesional aq edhe miqësor u zhvillua të enjten në Universitetin Barleti. Një tryezë e rrumbullakët, në të cilën merrnin pjesë studentë dhe pedagogë nga drejtësia por edhe nga programet e tjera të institucionit. I ftuar ishte zv./ministri i Drejtësisë, Z. Toni Gogu, i cili referoi mbi temën "Njeriu dhe shoqëria midis Drejtësisë dhe paDrejtësisë". Biseda vijoi me pyetje dhe përgjigje nga auditori, si dhe me diskutime mbi shtjeimin e konceptit të drejtësisë nga lashtësia deri në ditët e sotme.