SHLUJ ‘’Universiteti Marin Barleti’’ në zbatim të strategjisë së ndërkombëtarizimit ngre marrëdhënie institucionale me universitetet e programit Erasmus+.
Në këtë kuadër UMB hap thirrjen për aplikime për të gjithë pedagogët e Universitetit Barleti në fushat e Administrim Biznesit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Programi Erasmus+ ofron mundësinë e shkëmbimit të stafit për një periudhë 5 ditore në IES Ribeira do Louro, Spanjë.
Aplikimet kryhen përmes emailit në [email protected] dhe [email protected] deri më datë 04.01.2019, 23:59 duke dorëzuar:
CV
Letër interesi
Për pyetje mund të kontaktoni [email protected]
Ju lutem vini re se aplikimet e kryera me procedura të parregullta çojnë në skualifikim automatik.
Suksese!