U zhvillua sot, më 27 nëntor 2018, në Copenhagen të Danimarkës, aktiviteti i përvitshëm Creative Business Cup. Një aktivitet ndërkombëtar që nuk mbledh bashkë individë me kombësi të ndryshme, por qytetarë global që ndajnë të njëjtat ide dhe vlera, dhe që synojnë të lejnë shenjën e tyre në botë!
Universiteti Barleti është Partneri Kombëtar i Creative Business Cup me seli ne Danimarkë, dhe ky ishte viti i parë që Shqipëria pati përfaqësi. mine.al, ishte start up që fitoi në konkursin e sipërmarrjes në industritë kreative në Shqipëri, Creative Business Cup Albania 2018. Në një garë mjaft intensive, konkurrentë nga e gjithë Shqipëria synonin të fitonin vendin e parë: një biletë për finalen ndërkombëtare në Copenhagen.
Creative Business Cup Albania do të fillojë aktivitetet e saj në kërkim të sipërmarrjeve kreative në fillim të vitit 2019.