Më datë 22 nëntor 2018, me rastin e 110 Vjetorit të Kongresit të Manastirit, bëri një vizitë në “Universiteti Barleti”, Kryetari i Komunës Kërçovë, Z. Fatmir Dehari, i shoqëruar nga Z. Emin Nasufi, Përgjegjës i Zyrës për Arsimin dhe Z. Bekim Adili, Këshilltar.
Përfaqësuesit nga Komuna e Kërçovës u pritën nga Rektori i “Universiteti Barleti”, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe ProRektorja Akademike, Prof. Asoc. Dr. Zamira Çavo. Gjatë takimit u shpreh gadishmëria e të dy palëve për forcimin e bashkëpunimit në fushën akademike dhe atë të projekteve, si edhe u vu theksi në shkëmbime mes grupeve të të rinjve me synim forcimin e ndërgjegjes kombëtare.