Çdo herë që flitet për motivim, sukses, guxim, mëndja na shkon tek Steve Jobs, Chris Gardner, etj. Mendojmë se këto histori nuk i përkasin realitetit tonë. Mendojmë se histori të tilla mund ti lexojmë vetëm në libra e revista ndërkombëtare.
Mirëpo, në qytetin tonë, dhe madje shumë pranë nesh ka histori dhe individë mjaft interesante dhe frymëzues.
"NE BIZNES, IDEJA DUHET TE JETE SHKENDIJA QE NDEZ MOTIVIMIN "
Më 22 nëntor 2018 u çel sipari i aktiviteteve të Barleti Hub.
Barleti Hub është një nisëm e re e krijuar nga pasioni i një komuniteti brënda Universitetit për të mbështetur krijimin dhe zhvillimin e ideve rinore në industritë kreative në Shqipëri.
Aktiviteti i parë i Barleti Hub ishte BARLETI TALK, i cili solli në auditorin e Universitetit themeluesit e një prej dyqaneve më të mëdha online në Shqipëri, Movida.al. Ertjan Cabiri dhe Enri Dervishi në një bashkëbisedim intresant dhe të frytshëm drejtuar nga Amir Esmaeilakhtar diskutuan me Barletasit historinë, filozofinë dhe mbi të gjitha sfidat dhe eksperiencat për të realizuar një nga bizneset më të sukseshme në vend.
Nisur nga entuziazmi i studentëve pjesëmarrës, Barleti Hub do të jetë mjaft aktiv këtë vit me workshop-e, trajnime, hapësira të përbashkëta pune, inkubime, hackathone, eksperimente, aktivitete rrjetëzimi, etj.