Në kuadër të vizitave akademike dhe aktiviteteve ekstra kurrikulare të parashikuara në institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, më datë 13 nëntor 2018, një grup studentësh të programit shkenca politike të shoqëruar edhe nga pedagoget Fatjona Qurku dhe Xhuljeta Krasta, vizituan Kontrollin e Lartë të Shtetit, në vijim edhe të muajit të hapur që ky institucion realizon çdo vit për publikun.
Studentët u pritën në ambientet e muzeut të këtij institucioni nga Drejtoresha e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Znj. Irena Islami dhe specialistë nga Departamenti i Auditimit të Performancës.
Në këtë vizitë, studentët u njohën më konkretisht me historikun dhe strukturën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion financiar i pavarur por pavarësia e të cilit është e garantuar me pozicionin kushtetues dhe ligjin organik të KLSH, duke filluar nga pavarësia e Gjithashtu ata u njohën me detyrat dhe funksionet e KLSH në përgjithësi por dhe me administratën dhe çdo departament në veçanti.
Kjo vizitë në institucione të ndryshme shtetërore, e cila ka nisur me vizita në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe e kthyer tashme në traditë prej disa vitesh, u cilësua nga vetë studentët si shumë me vlerë duke u mundësuar atyre një konkretizim të realitetit politik dhe shtetëror, të studiuar në auditorët e “ Universitet Barleti”.