Njësia e koordinimit të programeve të studimit dhe marrëdhënieve me komunitetin të “Universiteti Barleti" zhvilloi një tryezë diskutimi me aktorë të ndryshëm të qytetit Kukës.
Diskutimi me pjesëmarrësit ishte mjaft i frytshëm pasi ai theksoi edhe një herë rëndësinë e përputhjes së nevojave në ndryshim të vazhdueshëm të tregut të punës me programet e studimit dhe trajnimet që ofrohen në UB.
Në kuadër të mbështetjes së komunitetit me aktivitete akademike dhe zhvillimore, UB do të zhvillojë edhe aktivitete të tjera gjatë këtij viti akademik.