Plot 39 shtete dhe 300 universitete morën pjesë këtë vit në EUG2018 të mbjatur në Portugali. “Universiteti Barleti” përfaqësoi Shqipërinë në volleyball.
Një moment i rëndësishëm gjatë këtij eventi të rëndësishëm vjetor ishte edhe Konferenca e rektorëve, ku theksi u vendos tek krijimi i kushteve të favorshme për studentët që merren dhe dëshirojnë të merren me sport. Mbështetje dhe lehtësira për sportistët e ardhshëm!
Ndërkohë, në EUG2018 vazhduan aktivitetet akademike dhe sportive në basketball, tenis, tenis tavoline dhe volleyball.