Gjatë muajit qershor profesorë të "Universiteti Barleti" zhvilluan seanca konsultimesh me studentët e vitit të tretë të programit Bachelor në Shkenca Politike. Synimi i takimeve ishte qartësimi i ideve dhe orientimi për punimet e temave të diplomës, si edhe këshillimi për studimet e mëtejshme të ciklit master.