“Universiteti Barleti” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës zhvilluan në mjediset e Tirana International leksionin e hapur “Exploring the Foreign Policy of the Current USA Administration”.
Në përgjigje të ftesës së Departamentit të Shkencave Politike, të Sh.L.U.J “ Universiteti Barleti” në ambjentet e Tirana International, Professor Polly J. Diven Ph.D. dhe John Constantelos Ph.D. nga Deptartamenti i Shkencave Politike të Grand Valley State University, mbajtën leksionin e hapur “Exploring the Foreign Policy of the Current USA Administration”. Nën një këndvështrim akademik dhe shkencor profesorët e ftuar Poll Diven dhe John Constantelos trajtuan dhe analizuan politikën e jashtme e marrdhëniet ndërkombëtare të SHBA nën administratën Trump.
Duke u ndaluar në elementë dhe tregues konkretë të politikës së jashtme të ShBA, profesorët e Grand Value State University argumentuan edhe qëndrimin e tyre mbi politikën e jashtme të Presidentit i cili synon ta bëjë Amerikën sërish të madhe si edhe të rrisë sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve amerikanë.
Veprimtarinë e përshëndeti Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Velilaj, Aluni i Grand Valley State University, i udhëhequr në punimet e tij studimore nga Prof. Polly Diven.
Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Politike të UB, Prof. Assoc. Dr. Reis Mulita moderues i veprimtarisë, duke vlerësuar prezantimet e kolegeve të Grand Valley State University dhe mesazhet e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, midis të tjerash theksoi se për Komunitetin Barletas të kolegëve dhe studentëve, formati i veprimtarisë është tepër motivues për edukuar dhe rritur jo vetëm qeverisësit e ardhshëm të Tiranës.
Në veprimtari morëm pjesë drejtuesit më të lartë akademik, pedagogë dhe studentë të universiteti “Barleti”. Veprimtaria u zhvillua në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Dekanatin e Studentëve dhe Institutin Shqiptar për Cështje Publike(AIPA) të universiteti “Barleti”.