“Universiteti Barleti” si pjesë e projektit “Mbështetje Strategjike në forcimin e strukturave për sigurimin e cilësisë në institucionet jopublike të arsimit të lartë në Shqipëri” (QAinAL), financuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të programit ERASMUS+, u përfaqësua në vizitën studimore, në Universitetin e Xhenovas-s, Itali në datat 28-30 maj 2018 nga pedagogët: Drnt. Eurona Leka, Koordinatore e Projektit; Dr. Migena Kapllanaj, Përgjegjëse e Zyrës së Cilësisë; Dr. Jonida Begaj Koordinatore e Performancës, Dr. Robert Gjedia, Shef i Departamentit të Shkencave Sociale dhe Edukimit, Dr. Teuta Nunaj Përgjegjëse e Zyrës së Pranimeve, Dr. Silvana Loka Dekane e Studentëve, Dr. Ervis Martani Drejtues i Zyrës së Ndërkombëtarizimit, Silvana Delia, MA Koordinatore e Departamentit të Shkencave Sociale dhe Edukimit, Orjeta Dhimitri, MA Drejtore e Zyrës së Financës.
Vizita, e gjashta në rradhë, ofroi një trajnim intensiv tri-ditor mbi praktikat dhe sistemet e përdorura nga universiteti ftues mbi sigurimin e cilësisë, kërkimin shkencor, mënyrën e vlerësimit të kërkimit, si edhe procedurat e vlerësimit të kërkimit, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe vlerësimin e pedagogëve. Element themelor ishte edhe prezantimi i Planit të Veprimit mbi Sigurimin e Cilësisë të institucioneve shqiptare të arsimit të lartë, pjesë e projektit.
Në ditën e parë, pjesmarrësit u njohën me sistemin e brendshëm të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, prezantuar nga Znj. Dhurata Bozo, Drejtoreshë e ASCAL. Vijuan më pas prezantimet mbi menaxhimin e burimeve njerëzore në universitetet italiane dhe vlerësimin e pedagogëve prezantuar nga Znj. Claudia De Nadai si edhe kompetencat e programit dhe rezultatet e të mësuarit, prezantuar nga Prof. Alfredo Squarzoni.
Në ditën e dytë, trajnimi kishte në fokus prezantimet e planeve të veprimit mbi sigurimin e cilësisë për secilin nga institucionet shqiptare pjesëmarrëse në projekt. Për “Universiteti Barleti”, prezantimi i Planit të Veprimit u realizua nga Dr. Migena Kapllanaj. Trajnimi vijoi me prezantimin nga Universiteti i Genova-s mbi programet e studimit: mësimdhënien, akreditimin dhe cilësinë prezantuar nga Prof. Agostino Massa dhe Znj. Cristina Roveda.
Një vend të veçantë iu kushtua vlerësimit, sigurimit të cilësisë në mësimdhënie dhe bordit të vlerësimit prezantuar nga Z. Luca Salviati dhe Znj. Emanuela Ghiazza.
Në ditën e tretë, trajnimi përfshiu aspektin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe politikat e vlerësimit të stafit, prezantuar nga Z. Jean Paul Braghin si edhe procesin e rekrutimit të stafit akademik në sistemin publik italian, prezantuar nga Dr. Monica Penco. Reforma në sistemin universitar italian: qeverisja; menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë; planifikimi dhe kontrolli, si edhe mënyrat e financimit të universiteteve publike italiane prezantuar nga Z. Mario Picasso.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Universitetet partnere (“Universiteti Barleti”, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti i New York-ut, Universiteti Polis, Universiteti Epoka), gjithashtu pati përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga Agjensia e Akreditimit, si edhe nga WUS Kosova.
Vizita studimore u përmbyll me prezantime nga Universitetet pjesëmarrëse në projekt mbi kapacitetet aktuale dhe përmirësimet e nevojshme në kuadrin e projektit me fokus kryesor sigurimin e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.