Të premten, më datën 25 Maj 2018, në mjediset e "Universiteti Barleti" u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë "Brexit - Sfidë; Guxim apo Frikë?". Aktiviteti u zhvillua nga Departamenti i Drejtësisë, në bashkëpunim me pedagogë të Shkencave Politike. Referimet e pedagogëve i paraprinë pyetjeve dhe debatit mbi të drejtën dhe rrugën institucionale ndërkombëtare të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, ndikimit politik dhe ekonomik të Brexit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Me interes u ndoqën dhe u diskutuan në auditor çështjet për perspektivën juridike, gjeopolitike dhe ekonomike financiare të vendeve të rajonit, Evropës dhe më gjerë.