Nikol Merizaj, studente e vitit të parë në programin Edukim Fizik e Sporte pranë “Universiteti Barleti” shpallet “Sportistja më e mirë” në Kampionatin Kombëtar të Notit për të rinj dhe të rritur, zhvilluar në Tiranë, më 21-22 prill 2018.
Krahas dashamirësve të shumtë të notit, Nikol Merizaj u ndoq nga afër në gara edhe nga anëtarë të stafit akademik dhe studentë të universitetit tonë, të cilët e uruan për arritjet e larta sportive.
Në Kampionatin Kombëtar të Notit, Nikol theu edhe tre rekorde kombëtare dhe u shpall fituese në të gjitha garat ku morri pjesë.