Në datën 3 prill, në Kampusin 1 të “Universiteti Barleti”, u zhvillua konkursi letrar i një prej kryeveprave të letërsisë botërore, sic është tragjedia e Shekspirit “Jul Cezari”, e cila nga fjalët e Fan S. Nolit, cilësohet si “Vepra më e fuqishme e botës”. Konkursi u zhvillua nga Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Politike.
Pjesë e konkursit u bënë studentë nga programe të ndryshme të Universitetit Barleti, si dhe maturantë të shkollave tëmesme të Tiranës dhe rretheve të tjera, të shoqëruar edhe nga mësues të tyre.
Përveçse një garë e fortë por miqësore konkursi u shfaq edhe si një shpaloje e njohurive të shkëlqyera jo vetëm letrare por edhe historike, shoqërore, juridike dhe politike të pjesëmarrësve, çka ishte një kënaqësi e veçantë edhe për organizatorët.
Pas fazës përgatitore dhe shortit të hedhur, u zhvilluan faza eleminatore dhe ajo finale e konkursit ku u përballen skuadrat e Shkollës së Mesme të Përgjithshme "Jani Nushi", Lushnjë, Shkollës së Mesme të Përgjithshme "Besnik Sykja", Tiranë dhe e studentëve të vitit të III-të dega Drejtësi e “Universiteti Barleti”. Në përfundim, me një rezultat shumë tëngushtë pikësh, fitues u shpall skuadra e Shkolles së Mesme të Përgjithshme "Besnik Sykja", Tiranë.
Universiteti Barleti falenderon të gjithë pjesëmarresit për angazhimin dhe veçanërisht për përkushtimin që treguar nëkëtë event, i cili tashmë po hyn në fazën e krijimit të traditës së tij.