Përpara Frojdit, ëndrrat konsideroheshin si dukuri bizare, mbetje te pakuptimta të jetës shpirtërore, por këto formacione nuk kanë asgjë të rastësishme sipas Frojdit. Ato janë fenomene shënjuese, të cilat i përkasin jetës së brendshme (psikës) së njeriut, dhe deshifrimi i tyre na çon drejt rrugës së zbulimit të dëshirave të pavetëdijshme.
Por a tregojnë ëndrrat atë që ne jemi me të vërtetë? A mund t'i analizojë ëndrrat vetë dikush, pa ndihmën e një psikologu/psikanalisti? Çfarë domethënie kanë ëndrrat me natyrë të pamundur, kur ti nuk mund të ecësh, të flasësh, etj?
Për të gjitha këto, diskutuam në seminarin e ditës së premte, me eksperten më të shquar të psikanalizës në Shqipëri, Znj. Jolka Nathanaili Penotet dhe me studentë të psikologjisë por edhe të degëve të tjera në UB.