Ditën e mërkurë, 21 mars 2018, në kuadër të programit Erasmus+, në “Universiteti Barleti” u organizua workshopi me temë “Zgjedhjet e përgjithshme 2018 në Itali: shkaqet, rezultatet dhe pasojat”. Lektor i ftuar në këtë aktivitet ishte prof. Agostino Massa, nga Universiteti i Xhenova-s, Itali. Në fillim të këtij aktiviteti, Dr. Ledian Droboniku, pedagog i të drejtës kushtetuese në “Universiteti Barleti”, prezantoi disa prej tematikave kyçe të debatit elektoral si dhe ligjin zgjedhor në fuqi në Itali. Në vijim, prof. Massa zhvilloi diskutimin e tij duke u bazuar në katër etapa: zhvillimet politike kryesore në Itali gjatë 10 viteve të fundit; fushata elektorale 2018 dhe elementët esencialë të saj; rezultatet; dhe zhvillime të pritshme. Në përfundim të aktivitetit pedagogë dhe studentë të UB-së disktuan lidhur me çështjet e sjella në vëmendje të publikut nga i ftuari.