Më datë 17 mars 2018, në ambientet e “Universiteti Barleti” u zhvillua me sukses Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Marrëdhëniet strategjike mes vendeve ballkanike, vlerat e përbashkëta dhe globalizimi”.
Konferenca bashkoi në tryezën e debatit kërkues shkencorë, studiues e doktorantë nga Ballkani e më gjerë, të cilët përmes kumtesave shkencore e prezantimeve profesionale adresuan, trajtuan dhe prezantuan zgjidhje për problematikat e veçanta e të përbashkëta me të cilat përballen sot vendet e Ballkanit.
Në konferencën u trajtuan edhe tematika të rëndësishme të realitetit të sotëm gjeopolitik të ballkanik, si:
1. Trashëgimia historike, vlerat dhe problematikat e përbashkëta.
2. Mundësi dhe perspektiva të bashkëpunimit strategjik në Ballkan.
3. Arsimi si element integrues i vendeve ballkanike.
4. Sfidat e demokratizimit të Ballkanit dhe vlerat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.
5. Integrimi i vendeve të Ballkanit në Europë.
Në konferencë nderoi me pjesëmarrjen Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në fjalën përshëndetëse, Znj. Nikolla theksoi rëndësisë që kanë për shoqërinë shqiptare aktivitetet akademike dhe uroi stafin drejtues dhe akademik të “Universiteti Barleti” për vlerësimin maksimal me 6 vite të akreditimit institucional nga Agjencia Britanike.