“Universiteti Barleti” filloi më datë 19 Shkurt 2018 fushatën e Informimit të Maturantëve për vitin akademik 2018 - 2019.
Stafi akademik, studentë dhe stafi i instituteve pranë UB do të vizitojnë gjimnazet në të gjithë vëndin dhe do të zhvillojnë konsulta për të orientuar maturantët në planifikimin e duhur të karrierës së tyre.
Stafi i UB do të jetë pranë çdo maturanti, sido që ti kenë idetë për të ardhmen e tyre! Do të punojmë individualisht ose në grupe, pasi nevojat e gjithësecilit janë të veçanta. Synimi ynë është t’ju informojmë rreth mundësive tuaja nëse filloni studimet në “Universiteti Barleti”, ndryshimit të jetës suaj si Barletas dhe karrierës.
Takimet do të zhvillohen me maturantët e interesuar në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa për maturantët e Tiranës, stafi i UB do të gjëndet në stendën e UB pranë Gjimnazit “Qemal Stafa” nga data 19 Shkurt deri më datë 2 Mars 2018.