universiteti “Barleti” zhvilloi në datën 10 shkurt 2017 trajnimin e drejtpërdrejtë me mësues të profileve të ndryshme të arsimit bazë nga Zyra Arsimore Kamëz. Mësuesit kishin aplikuar në portalin on-line dhe kishin zgjedhur modulin “Planifikimi vjetor, planifikimi tremujor i lëndës” me trajner Dr.Robert Gjedia. Në trajnimin e drejtpërdrejt mësuesit u njohën me përmbjatjen e modulit dhe u realizuan shumë situata ndërveprimi që synonin formimin e kompetencës profesionale sipas rezultateve të modulit dhe veprimtarive të planifikuara. Pas trajnimit, të pranishimit u pajisën me literaturën e domosdoshme, si dhe me ta u zhvillua dhe një test përmbyllës.
Çdo javë mësuesit dhe drejtuesit e interesuar mund të gjejnë në vijimësi te portali www.arsimi.trajnimi.gov.al datat dhe oraret e trajnimeve të akredituara që universiteti “Barleti” zhvillon.