Në kuadër të iniciativës Auditori i Hapur në datë 9 janar 2018, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti zhvilloi aktivitetin me temë: "Drejt një ekonomie më efiçente nga pikëpamja energjetike"
Të ftuar në këtë takim ishin Znj. Aurora Alimadhi, eksperte ligjore mbi efiçencen energjetike si dhe Z. Spartak Bagllamaja, Profesor dhe arkitekt.
Gjatë këtij aktiviteti të organizuar në formën e një debati të hapur, u informua audienca mbi përparësitë e kësaj teknike, legjislacionin e ri mbështetës dhe nxitës, si dhe fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në krijimin e një strategjie të plotë për energjinë, bazuar në direktivat e Bashkimit Europian.
Në përfundim të këtij aktiviteti pjesëmarrësit krijuan një kornizë më të qartë të çështjeve më të rëndësishme që kanë të bëjnë me efiçencen energjetike dhe kuadrin ligjor.